Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në fshatin Voskopojë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, diplomati 67-vjeçar u transportua drejt Tiranës nga një helikopter i Urgjencës Mjekësore, shkruan A2.
Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër në një spital privat në kryeqytet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Volodymyr Shukrov mban detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri që prej vitit 2020. (A2 Televizion)