
Aktivistja Lindita Pano nga Koalicioni pro familjes dhe jetës tregoi në Off the Record, rastin e një nëne në Amerikë, vajza e së cilës iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë pa miratimin e saj.
Pano tregon se një agjende të tillë, kur shteti mund të marrë përgjegjësinë e fëmijës nga prindërit mund të ndodhë edhe në Shqipëri, me miratimin e ligjit për barazinë gjinore.
“Një nënë në SHBA qante me lot rrëke kur tregonte se vajza e saj ishte si princeshë deri në momentin që i implementuan ideologjia gjinore. Që në kopsht mësohet. Dhe më ka ardhur dhe më thotë. Vajza ishte 13 vjeç si princeshë dhe më thotë që nuk jam e lumtur në trupin tim sepse ishte adoleshentë. Dhe në shkollë ishte mësuar që po të ndërronte gjini do të ishte lumtur. Nëna i tha jo, sepse ti je vajzë, nuk ke pasur asnjë shenjë ndryshe. Vajza shkon në shkollë dhe tregon bisedën me nënën dhe shteti ja merr fëmijën. Dhe dëgjon ditën kur vajza do të bënte operacion. Jam shtrirë në spital dhe kam qarë për 13 orë duke shpresuar që kasapët mund të kishin ndërgjegje”, tha Pano në A2 CNN. (A2 Televizion)
