Qytetari shpëton të moshuarit, përfshihen nga flakët katër banesa në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
15 Shtator 2025, 14:08 | Aktualitet

Banorët e rrugës Omaraj në lagjen “Ahmet Haxhija” të Shkodrës kanë përjetuar momente të vështira mbrëmjen e së dielës, kur dy banesa u përfshinë nga flakët brenda pak minutash.

Fatmirësisht, një nga banorët e zonës ka ndërhyrë i pari, duke nxjerrë jashtë një bombol gazi dhe një çift të moshuarish, duke parandaluar një tragjedi më të madhe.

“Situata ishte shumë e vështirë, flakët përhapeshin shpejt, por arritëm të shpëtojmë banorët”, tha Rago Sokoli, qytetar.

Mbërritja e automjeteve zjarrfikëse u pengua nga rrugicat e ngushta dhe automjetet e parkuara, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesa të tjera ngjitur.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dy banesa u dogjën plotësisht, ndërsa dy të tjera pësuan djegie të pjesshme. Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për shkakun e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos