Regjistrimet në arsimin e lartë, degët më të preferuara në universitetin e Shkodrës

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
15 Shtator 2025, 15:11 | Aktualitet

Programet e financës, infermierisë dhe fizioterapisë mund të cilësohen si ndër më të preferuarat nga maturantët, që kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ndërsa Gjuha shqipe dhe fizika rrezikojnë mbylljen.

Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër në prag të viti të ri akademik, shpreson të ketë një numër më të lartë studentësh që regjistrohen për herë të parë në këtë institucion të arsimit të lartë. Në një prononcim për mediat rektori I këtij universiteti ka treguar programet që janë më të preferuarat dhe që kanë shënuar rritje me regjistrime në fund të raundit të parë ashtu sikurse edhe programet që rrezikojnë mbylljen.

Gjuraj ka kërkuar nëpërmjet medias edhe ndihmën e deputetëve të Shkodrës të majtë apo të djathtë që të jenë bashkë në mbështetje të universitetit dhe me qëllim ngritjen e një kampusi për të gjithë zonën veriore dhe verilindore të vendit.

Maturantët kanë në dispozicion edhe dy raunde të tjera për të vendosur mbi programet që do të ndjekin në arsimin e lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos