Sezoni veror në Vlorë vazhdon edhe përgjatë tetorit i ndikuar dhe nga temperaturat e larta. Duke parë kushtet e favorshme atmosferike shumë prej mjeteve turistike si kroçerat po e fusin Vlorën si pjesë e destinacioneve të tyre.
Këtë të martë, në portin e Vlorës ka mbërritur kroçera Monet. Ajo është me flamur të San Vicente dhe në bordin e saj ishin 43 turistë dhe 28 persona ekuipazh.
Kroçera vjen në Vlorë për arsye turistike, ku turistët do të vizitojnë sitet arkeologjike dhe vendet më të bukura të Vlorës të shoqëruar nga një guidë. Ata i përkasin kombësive si Britanike, Gjermane, Irlandeze, Ukrainas, shkruan A2 CNN.
Kjo kroçerë ka qenë më parë edhe në portin e Sarandës si dhe do të vizitojë më pas Durrësin. Ajo pritet të qëndrojë në Vlorë deri në orën 22:00 të mbrëmjes kohë kur do të niset për Durrës. (A2 Televizion)