Thatësira rrezikon të mbjellat, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

Nga Artin Halili
9 Korrik 2025, 15:20 | Aktualitet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë për vështirësitë që po hasin për vaditje dhe nismat e tyre për të shpëtuar të mbjellat.

Kamber Halimi dhe Nertil Kulla, fermerë të Fushës së Maliqit, janë detyruar të hapin puse për të shpëtuar nga tharja të mbjellat e tyre, shkruan A2 CNN.

Drejtori i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë së Maliqit, Astrit Zholanji, tregon për A2 se këtë vit, për shkak të thatësirës së zgjatur, janë përgjysmuar rezervat ujore. Ndërsa diga e Zemblakut nuk plotëson nevojat e fermerëve të Fushës së Maliqit, Devollit dhe Korçës.

Vetëm Fusha e Maliqit ka 1 200 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore dhe më shumë se 30% e fermerëve sistemin e vaditjes e kanë zgjidhur në mënyrë individuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos