Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar ditën e martë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.
Pak muaj më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë. (A2 Televizion)