Situata nga reshjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

Nga Edi Ruçi
7 Janar 2026, 15:54 | Aktualitet

Situata nga reshjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

Është mbledhur në ambientet e Njësisë Administrative Novoselë, shtabi i Emergjencave për të analizuar situatën e krijuar pas reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

A2 CNN raporton se prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka kërkuar informacion të detajuar nga të gjitha strukturat përgjegjëse, duke theksuar nevojën për gatishmëri maksimale në menaxhimin e situatës, ku prioritet mbetet siguria e banorëve.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, paraqiti një pasqyrë të situatës në qytet pas reshjeve dhe kërkoi që t’u jepet zgjidhje përfundimtare banesave pranë shtratit të lumit, përmes largimit të tyre dhe sistemimit në banesa sociale.

Ndërsa kreu i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, kërkoi zgjidhje për problematikën e gërryerjes së tokave në Mifol, si dhe për argjinaturën në Bishan.

Ndërkohë, shefi i Rendit, Shpëtim Hasanaj, iu referua edhe problematikave në qarkullimin rrugor dhe masave të ndërmarra për garantimin e sigurisë.

Nga institucionet u theksua gatishmëria për ndërhyrje në çdo situatë dhe ofrimin e ndihmës për banorët, nëse përmbytjet krijojnë rrethana më shqetësuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos