Traktori kinez i vitit 1978 hap ende sot rrugët e Mokrës

Nga Artin Halili
10 Janar 2026, 09:56 | Aktualitet

Një traktor zinxhiror i prodhuar në vitin 1978 në Uzinën e traktorëve në Shqipëri sipas modelit kinez vijon të përdoret edhe sot për hapjen e rrugëve nga bora në zonën e Mokrës, duke siguruar qarkullimin drejt fshatrave të thellë malore.

Pavarësisht moshës mbi katër dekada, mjeti përballon kushte të vështira atmosferike dhe terren të thyer, aty ku shpesh makineritë moderne hasin vështirësi për shkak të konfigurimit të rrugëve dhe sasisë së borës.

Traktori përdoret kryesisht në akset malore, ku gjerësia e kufizuar e rrugës dhe pjerrësia e terrenit kërkojnë mjete të rënda dhe të qëndrueshme.

Sipas burimeve lokale, ai mbetet një nga mjetet më funksionale për hapjen e rrugëve gjatë reshjeve intensive të borës kur trashësia kalon mbi 50 cm.

Rasti nxjerr në pah kontrastin mes teknologjisë moderne dhe mjeteve të vjetra mekanike, të cilat, pavarësisht konsumit dhe viteve të shërbimit, vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e ndërhyrjeve në zonat e thella malore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos