Hematuria, ose siç njihet në gjuhën popullore gjaku në urinë, është një nga problemet shëndetësore që mund të bëhet jetëkërcënues. Në shumicën e rasteve pacientët nuk kanë shenja të dukshme dhe gjaku në urinë mund të jetë edhe një ndryshim i ngjyrës së errët i urinës. Ndaj kërkohet një vëmendje e shtuar për të kapur në kohë këtë gjendje shëndetësore. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja nefrologe Prof. Asoc Marsida Duli nga Premium Clinic shpjegoi sesi shfaqet gjaku në urinë sipas stadit të problemit shëndetësor.
“Jo gjithmonë gjaku në urinë është i dukshëm. Duhet të jetë sasi e e madhe që të evidentohet prania e gjakut në urinë. Shikohet si gjak i pastër ose në disa raste është si një ndryshim i ngjyrës së urinës, prania e një ngjyre më të errët sesa normalisht. Jo gjithmonë mungesa e shqetësimeve, pra ankesave të mirëfillta, të dukshme, do të thotë që situate është nën kontroll apo është një gjë minore dhe duhet neglizhuar. Në asnjë mënyrë prania dhe ndryshimet në pamje të urinës nuk duhen neglizhuar nga qytetari sepse pas pranisë së gjakut në urinë, fshihen një numër i jashtëzakonshëm patologjishë të cilat janë deri në jetëkërcënuese.” – tha mjekja nefrologe.
Prania e gjakut në urinë nuk ka një shkaktar të vetëm. Shpesh diagnostikimi bëhet i thelluar nëpërmjet disa ekzaminimeve për të gjetur arsyen e vërtetë të këtij problemi shëndetësor. Ndaj vizita te mjeku nefrolog është e domosdoshme për të kapur në faza të hershme çdo sëmundje si shkaktare të gjakut në urinë.
“Për të ekzaminuar hematurinë na nevojiten një sërë analizash. Shkaktarë mund të jenë gurët, kalimi i kristaleve në aparatin urinar, shkaktoh hematuria. Prania e ksiteve në veshkë po ashtu janë shkaktarë të gjakut në urinë” – tha nefrologia Marsida Duli
Shëndeti i veshkave është shkak i një shëndetit të mirë ose të dobësuar edhe për organet e tjera të trupit. Sëmundje si hematuria, gurët në veshka apo problem të tjera, ndikojnë edhe në shfaqjen apo përkeqësimin e sëmundjve të tjera bashkëshoqëruese. Ndaj vizitat periodike te mjeku nefrolog janë shumë të rendëishme për të parandaluar një dëmtim të mundshëm të veshkave.
Emisioni “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti sjell në rubrikën “Impakt Shëndet” rrëfimin e basketbollistit të ekipit të Tiranës, Redi Vogli. I angazhuar prej 26 vitesh me basketbollin, Redi Vogli tregoi vëshitrësitë e të qenurit sportist sa i përket dëmtimeve. Ai rrëfen se ka luajtur edhe me ligament të këputur, si ndërrim emergjent në ekip, fal fizioterapistit veteran të ekipit, Dr. Sabahatit. Basketbollisti falenderon për gjithë përkushtimin e treguar mjekun e ekipit duke e quajtur duarartë dhe shpëtimtar për dëmtimet që ka përjetuar në parket.
“Këtu është fat në klubin tonë, sepse kemi një mjek të vjetër të dal në pension por që është pranë nesh gjithmonë. Është Sabahat Kastrati, është një nga mjekët më të mirë të fizioterapisë, masazhoterapi. Unë kam arritur të futem në lojë dhe pa ligament, me ligament të këputur vetëm prej doktor Batit, që ka bërë një nxemje, një lidhje për të hyrë si hyrje emergjente. Jam mirënjohës ndaj Sabahat Kastratit, është ai që m’u ka gjendur me të vërtetë” – tha basketbollisti i Tiranës.
Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionistë që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)