OVL e UÇK-së sot mban konferencë në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 10:09 | Aktualitet

OVL e UÇK-së sot mban konferencë në Tiranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë sot (e hënë) konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në Tiranë, në ora 12:00, në Hotel Tirana.

Të premten e të shtunën, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u mbushën me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto ditë në kryeqytetin shqiptar u shfaq edhe thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos