Humbje 360 gradë, qeset “e ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

Nga Marjo Brakaj
2 Korrik 2025, 15:03 | Ekonomi

Vitin e shkuar Shqipëria humbi 2,4 ,milionë dollarë nga ndotja e plastikës. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve sipas studimit, “Çmimi i Ndotjes Plastike” iu shkaktua sektorit të turizmit me gati 1,5 milionë dollarë, ndjekur nga peshkimi dhe akuakultura me 450 mijë dollarë.

“Janë kryer disa studime ku tregojnë mbi efektet e mikro dhe nano-plastikës në florë dhe fauna dhe dëmet që ato i shkaktojnë kur futen në zinxhirin ushqimor të botës ujore e më pas të njerëzve”, thotë për A2 CNN Rodion Gjoka, ekspert mjedisor.

Aktualisht ka një total prej 139 milionë tonësh plastikë në oqeanet, detet dhe lumenjtë e botës. Sipas studimit çdo vit, ndotja nga plastika u kushton vendeve bregdetare midis 6 dhe 19.2 miliardë dollarë. “Është sektori që po njeh ndoshta rritjen më të madhe vitet e  fundit. Rrjedhimit edhe ndikimi mjedisor do të jetë i tillë”, thotë Gjoka.

Me qëllim reduktimin e ndotjes, prej 1 korrikut të vitit 2022 qeveria ndaloi përdorimin dhe tregtimin e qeseve të holla plastike. Por, dy vute më pas, të prodhuara ilegalisht apo hyrë kontrabandë, ato i gjen në thuajse çdo tezgë ky shiten kryesisht fruta e perime duke përfunduar më pas në lumen e dete.

“Po ja sikur janë hequr ato qeset e holla dhe janë këto. Plastikë janë. Tani ne nuk kemi si blejmë ndryshe. Qeveria mund të bëjë shumë nisma, por jo të gjitha mund të funksionojnë”, thotë Gjoka.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vlerëson se ndotja globale nga plastika, mund të trefishohet në 1 miliardë ton deri në vitin 2060. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos