Sa është numri i bizneseve sipas qarqeve në vend?

Nga Aurora Sulçe
2 Maj 2025, 16:22 | Ekonomi

Shqiptarët e shohin hapjen e një biznesi si një nga mënyrat më të mira të investimit. Kjo pavarësisht risqeve të tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm, që vitet e fundit kanë qenë të pranishme.

Sa është numri i bizneseve sipas qarqeve në vend?

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024, u regjistruan 17.500 subjekte të reja, duke e çuar në mbi 247 mijë numri i bizneseve aktive në të gjithë vendin.

Por në cilat qarqe u hapën më shumë subjekte të reja?

Sa është numri i bizneseve sipas qarqeve në vend?

Sipas të dhënat zyrtare, udhëheq Tirana, me më shumë se gjysmën e bizneseve të hapura gjithsej vitin e kaluar. E kuptueshme kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë dhe rrjedhimisht, konsumit, por edhe aktivitetit ekonomik në tërësi. Pas Tiranës, renditet Durrësi dhe Vlora. Ndërkohë që qarqet me numrin më të ulët të regjistrimeve janë Kukësi me vetëm 139 biznese të reja, ndjekur nga Qarku Dibër dhe Gjirokastra.

Por cilët janë sektorët me më shumë interes për të investuar në hapjen e një biznesi?

Sa është numri i bizneseve sipas qarqeve në vend?

Në vend të parë renditet tregtia më shumicë dhe pakicë me 27.8% të totalit të bizneseve të regjistruara; pason akomodimi, shërbimi ushqimor, si dhe shërbimet administrative dhe ndërtimi. Ndërkohë që më pak biznese janë hapur në aktivitetet financiare si dhe në ato të arteve, argëtimit dhe çlodhjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos