Ndikimi i diasporës në ekonomi

Nga Aurora Sulçe
30 Prill 2025, 15:45 | Ekonomi

Diaspora ka qenë një fokus kryesor i partive politike në këtë fushatë elektorale, për shkak të votës. Ndaj dhe premtimet nuk kanë munguar. Socialistët kanë hedhur në tavolinë Paketën e Maleve, ndërsa demokratët përjashtimin nga taksat për 5 vitet e parë për investimet e emigrantëve.

Por përtej politikës, diaspora konsiderohet e rëndësishme veçanërisht në aspektin ekonomik.

Ndikimi i diasporës në ekonomi

Kjo për shkak të nivelit të lartë të ardhurave që emigrantët sjellin pranë familjeve në atdhe, ato që ndryshe njihen si remitancat. Diaspora ka potencial të madh financiar për të investuar; gëzon ekspertizë dhe eksperiencë në sektorë të ndryshëm si dhe një rrjet të madh bashkëpunëtorësh ose ndryshe, netëork.

Por sa para kanë sjellë emigrantët shqiptarë në atdhe?

Ndikimi i diasporës në ekonomi

Për shkak të emigrimit të pandalshëm vitet e fundit, shifrat kanë qenë në rritje. Në fund të vitit 2024, u shënua rekordi i mbi 1 miliard eurove, ndërkohë që gjasat janë që ky fluks valutor të vazhdojë në këto nivele edhe për shumë kohë. Kjo për shkak të atyre që konsiderohen si emigrantë të rinj, të larguar në 10 vjecarin e fundit dhe që lidhjet me familjen I kanë ende shumë të forta.

Por cilët janë sektorët me interes për shqiptarët e diasporës për të investuar?

Ndikimi i diasporës në ekonomi

Të tillë vlerësohen energjia, teknologjia e informacionit, turizmi dhe shërbimet financiare.

Por pavarësisht dëshirës, shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë stepen të investojnë në Shqipëri, për shkak të shumë barrierave.

Ndikimi i diasporës në ekonomi

Pengesë konsiderohen konkurrenca e pandershme, korrupsioni, ndryshimet e shpeshta fiskale dhe mungesa e orientimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos