Zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet e partive për biznesin

Nga Aurora Sulçe
29 Prill 2025, 16:46 | Ekonomi

Me afrimin e zgjedhjeve te 11 majit, partitë politike kanë intensifikuar takimet me elektoratin, shumë prej të cilave kanë qenë me biznesin. Gjatë këtyre takimeve ato kanë shpalosur edhe premtimet për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Por çfarë premtojnë ato? Socialistët kërkojnë një mandat të katërt, çka nënkupton vijueshmërinë e politikave të ndërmarra deri më tani.

Zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet e partive për biznesin

Partia Socialiste premton paqe fiskale për biznesin, ku përfshihet falja e borxheve deri në 10 vjet; taksë 0% për bizneset e vogla. I ka shpallur luftë informalitetit dhe ka premtuar rivlerësimin e përjashtimeve fiskale.

Një politikë fiskale tërësisht të ndryshme propozojnë demokratët.

Zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet e partive për biznesin

Ata premtojnë rikthimin e taksës së sheshtë 10%; taksë 5% për sektorët prioritarë; taksë 0% për bizneset me xhiro deri në 18 milionë lekë në vit; ulje e TVSH-së për energjisë dhe ushqimet; rishikimin e të gjitha politikave tatimore dhe stabilitet në legjislacionin fiskal, çka nënkupton që ligjet lidhur me taksat dhe tatimet të mos ndryshojnë shpesh.

Por si është gjendja e biznesit sot? Për të kuptuar a janë adresuar tek shumica e sipërmarrjes premtimet e politikës.

Zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet e partive për biznesin

Të dhënat tregojnë se numri ndërmarrjeve aktive në vendin tonë i ka kapërcyer 117 mijë, duke shënuar një rritje me gati 4 mijë biznese ose 3.4% në harkun kohor të një viti. Bëhet fjalë kryesisht për biznese të vogla dhe të mesme, të cilat nuk kërkojnë kapital të madh për të nisur dhe as analiza të thelluara tregu.

Vitet e fundit ekonomia shqiptare është orientuar më shumë nga turizmi dhe ndërtimi dhe më pak nga prodhimi.

Zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet e partive për biznesin

Nga 117 mijë ndërmarrje në total në fund të vitit 2023, mbi 97 mijë apo gati 83% e totalit ishin në tregti, shërbime, akomodim e ndërtim. Ndërkohë numri i bizneseve të industrisë prodhuese e përpunuese është i paktë dhe është tkurrur vitet e fundit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos