Granit Sokolaj, drejtues i qendrës “Alert”, i ftuar në emisionin Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, komentoi aksionin e fundit për sekuestrimin e gjithë bulmetit që tregtohet pa faturë në Shqipëri, i cili ka nisur zbatimin këtë të hënë.
Sokolaj vuri në dukje se situata në vendin tonë mbetet shumë pas edhe krahasuar me vendet fqinje:
“E lëmë BE-në, ti nuk e ke as Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut me qumësht në rrugë. Janë më lartë se ne edhe me bazën ligjore, edhe pse me një numër shumë më të vogël inspektorësh, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut, nuk gjen një shishe gjumësht në rrugë.
Dy qebapa në Kosovë t’i japin me faturë. E kanë filluar shtetin nga niveli zero, por e kanë ndërtuar në nivelin e duhur”, tha ai. (A2 Televizion)