
Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Ergys Kolaverit, i shpallur i pafajshëm nga Apeli, për akuzën e një atentati brenda burgut të Vaqarrit.
Përmes një vendimi në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit ndaj Kolaverit dhe ka kthyer çështjen në të njëjtën gjykatë për rishqyrtim me një trupë të re gjykuese, shkruan A2.
Kolaveri fitoi pafajësi në Apel në vitin 2022, ndërsa në Shkallën e Parë ishte dënuar me 20 vite burg, si autor i plagosjes me snajper të të paraburgosurit Gazmir Daci, teksa ky i fundit kishte dalë për ajrim në burgun e Vaqarrit ne vitin 2016. (A2 Televizion)