Dëshmi në gjyqin e dosjes "5D", Mazniku tregon marrëdhenien me Qaton, Tushen e Mollën

Nga Armand Bajrami
2 Tetor 2025, 19:54 | Kronikë

Ish-zv/kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, njëkohësisht ish-ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Posaçme, ku ishte thirrur si dëshmitar nga ana e SPAK.

Mazniku u dëgjua në procesin gjyqësor të dosjes “5D”, ku ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë akuzohen për “korrupsion”, “shkelje të barazisë në tendera”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, shkruan A2.  

Në përgjigje të pyetjeve të prokurorit Klodian Braho, dëshmitari Mazniku tha gjatë periudhës 2019-2022 si nënkryetar i Bashkisë së kryeqytetit kishte pasur të deleguara kompetencat e titullarit të autoritetit kontraktor për procedurat e tenderimit.

“Kam bërë verifikimin final të procedurës”, tha Mazniku.

Sipas tij, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ai nuk merrej me lëndën e kërkesës, por vetëm verifikimin e hallkave të procesit. “Ne kalonim me dhjetra procedura në ditë. Në të gjitha rastet kujdesesha që personat përgjegjës të fushës respektive kishin firmosur dokumentet dhe bërë detyrat dhe unë më pas vetëm e certifikoja si proces”, tha Mazniku.

Nga tavolina e dëshmitarit ai tha se i njihte të pandehurit Taulant Tushe, Mariglen Qato e Redi Molla, pasi i kishte pasur kolegë.

Më tej, ai tha se nuk kishte pasur dijeni që ata të kishin pasur interesa financiarë. I pyetur nga avokatët nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje nga të pandehurit, dëshmitari Mazniku u përgjigj negativisht.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos