Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
A2 CNN mëson se pronari automjetit është Alban Bushati, i cili ka deklaruar se shet fruta perime. “Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët”.
Policia dyshon se më përpara ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet. Policia vijon hetimet.
Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen "Partizani", Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën "Martin Camaj", është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
(A2 Televizion)