30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes

Nga A2 CNN
19 Korrik 2025, 18:53 | Kronikë

30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në

Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë, raporton A2 CNN.

Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve.

Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e vështirë për neutralizimin e plotë të tyre.

Situata do të monitorohet përgjatë natës me grupe të gatshme, pasi era mund të riaktivizojë vatrat zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos