49-vjeçari vjedh një makinë në Belsh, arrestohet nga Policia

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 11:58 | Kronikë
49-vjeçari vjedh një makinë në Belsh, arrestohet nga
Foto ilustruese

Një 49-vjeçar, banues në Belsh, ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se vodhi një automjet.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi që bëri kallëzim në Komisariat, e kishte marrë makinën me qira, shkruan A2 CNN.

Policia ka gjetur automjetin e vjedhur, ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik-Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera pas kallëzimit për vjedhjen e një automjeti, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes dhe gjen automjetin e vjedhur.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale "Vjedhja". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos