I riu i merr automjetin me dhunë 24-vjeçarit në Durrës, arrestohet nga Policia

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 11:07 | Kronikë

I riu i merr automjetin me dhunë 24-vjeçarit në Durrës,

Një 31-vjeçar, shtetasi Enkeliano Aliko, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi dyshohet se i mori me dhunë automjetin një 24-vjeçari.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Sektor Rina, Fllakë, shkruan A2 CNN.

31-vjeçari do të hetohet për veprën penale ‘vjedhja me dhunë’, ndërkohë që vijon punë për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-I mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos