Zjarri në malin "Shën Gjergji" në Dukat të Vlorës vazhdon për të 5 ditë me radhë pas riaktivizimit të saj sërish.
Këtë të mërkurë flakët i janë afruar më tepër parkut kombëtar të Llogorasë duke qenë një rrezik konstant për hyrjen në parkun kombëtar. Në terren janë 80 forca ushtarake të cilat po luftojnë tashmë me flakët.
Si dhe 32 forca nga bashkia e Vlorës. Ndërkohë dy helikopterë po marrin ujë në Orikum të Vlorës duke e hedhur në majën e malit për të shuar flakët.
Ndërhyrja vazhdon të jetë e vështirë për shkak të terrenit por edhe për faktin se flakët favorizohen nga era dhe po përhapen me shpejtësi drejt Dukatit por edhe parkut kombëtar të Llogorasë. (A2 Televizion)