500 mijë euro drogë brenda shtëpisë në Tiranë, ‘arrest me burg’ për Shpëtim Krashin

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 12:53 | Kronikë

500 mijë euro drogë brenda shtëpisë në Tiranë,

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për shtetasin Shpëtim Krashi, në banesën e të cilit në Yzberisht u gjet një sasi kanabisi çokollatë dhe vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro.

Në senacën me dyer të mbyllura, 61-vjeçari Krashi deklaroi se sasia e drogës i kishte mbetur në një makine në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa armën e gjahut e kishte me leje.

Nga operacioni “Shape” u sekuestruan 17 kg kanabis në forme çokollate, 22,5 litra vaj kanabisi, 65 gram kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos