85-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2026, 16:04 | Kronikë

85-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec. I moshuari jetonte i vetëm.

Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos