A2 CNN ka siguruar pamjet e hedhjes së pushuesve nga hoteli i cili u përfshi nga flakët në të gdhirë të mëngjesit të kësaj të diele në Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet në momentin e zjarri pushuesit hidhen nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve që përfshinë ambientet e godinës.
Nga zjarri mbetën 6 persona të lënduar, 5 prej të cilëve nga Kosova ndërsa një nga Rrësheni.
Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
(A2 Televizion)