Ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, mbërriti këtë martë në Gjykatën e Posaçme për një përballje gjyqësore me Xhelal Mziun, shkruan A2 CNN.
Malaj ka paditur për “shpifje” deputetin Mziu në lidhje me një deklaratë publike të tij pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, ku pretendoi se një automjet i Malajt ishte përdorur nga disa persona që kishin shpërndarë para bë këmbim të votave.
(A2 Televizion)