Dosja "Plumbi i artë", avokatët braktisin sallën

Nga Armand Bajrami
1 Korrik 2025, 13:44 | Kronikë

Dosja "Plumbi i artë", avokatët braktisin sallën

Për të dytën herë radhazi avokatët braktisin sallën e gjyqit në shqyrtimin e dosjes "Plumbi i artë", duke u bërë shkak për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës. Të martën salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.

Zotaj u largua nga salla, pak çaste pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e njëanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve. Ndërprerja e procesit dështoi edhe pyetjen nga SPAK të të penduarit të tretë në këtë çështje, Skerdi Tasi, që ishte pozicionuar ndërkohë në karrigen e dëshmitarit.

Më herët, në seancën që zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t'ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.

Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demostrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën nga gjykata.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos