Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë. A2 CNN mëson se një automjet i llojit Golf ka goditur një këmbësore e cila po kalonte vijat e bardha. Më pas mjeti golf goditet nga një tjetër mjet i llojit Audi. Këmbësorja u përplas në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Kalimtarët dhe drejtuesit e makinës i kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e efektivëve të policisë dhe ambulancës. Aktualisht gruaja e moshës rreth 65 vjeç po merr ndihmën mjekësore dhe do të transportohet në spitalin e Vlorës. (A2 Televizion)