Berisha nga SPAK, akuza Dumanit e hetuesve të "Bankers"

Nga Armand Bajrami
7 Korrik 2025, 18:49 | Kronikë

Ashtu si gjashtë muajt pararendës, e hëna e parë e korrikut e solli në SPAK ish-kryeministrin, Sali Berisha, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ish-kryeministri u prit nga një grup i vogël mbështetësish, shkruan A2.

Në mesazhin e përhershëm me shkrim për kreun e SPAK, që ju referua si Altin Troplini, Berisha tha se po mbronte jo vetëm kartelet e drogës, por edhe krimeve zgjedhore dhe atyre mjedisore.

Teksa vijoi akuzat ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, i pyetur për hetimin ndaj zyrtarëve të “Bankers Petrolium”, Berisha tha se Prokuroria ka gënjyer pasi kjo shoqëri ka paguar çdo detyrim gjatë qeverisjes së tij.

Në lidhje me seancën e radhës të dosjes “Partizani” në SPAK, më 21 korrik, në të cilën është i pandehur për “korrupsion”, Berisha tha se ishte informuar vetëm nga media dhe se ende nuk kishte njoftim zyrtar nga gjykata.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos