Trupi i dekompozuar i gjetur në Kolonjë do të dërgohet në Tiranë për ekspertizë

Nga Artin Halili
7 Korrik 2025, 23:10 | Kronikë

Trupi i dekompozuar i gjetur në Kolonjë do të dërgohet

Trupi i dekompozuar që është gjetur ditën e sotme në fshatin Shtikë të Kolonjës do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku dhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

Kufoma vijon të jetë i paidentifikuar, shkruan A2. Për të arritur tek identiteti do të merren mostra për analizën e ADN-së si dhe do të kryhet dhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar edhe kohën e vdekjes. Sipas dyshimeve paraprake, mendohet se personi mund të ketë ndërruar jetë rreth 6 muaj më parë.

Deri më tani, e konfirmuar është se kufoma nuk ka dëmtime të jashtme, çfarë përjashton pistën e një krimi dhe mendohet se mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, por kjo nuk e përjashton deri në këto momente edhe hetimin në pistën e një krimi për aq kohë sa në polici nuk ka pasur asnjë denoncim për person të humbur, ashtu si deri më tani askush nuk ka treguar interesim për identitetin e personit në fjalë.

Trupi i pajetë është konstatuar nga një banor i zonës, i cili po korrte grurin me autokombajnë, teksa ka parë viktimën dhe ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë.

Kjo e fundit dhe grupi hetimor vijojnë hetimet, ndërsa janë duke komunikuar me komisariatet e juglindjes dhe jo vetëm, për persona të denocuar si të humbur kohë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos