"Arrest me burg", Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Nga Armand Bajrami
7 Korrik 2025, 19:06 | Kronikë

"Arrest me burg", Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Ilir Meta ka apeluar vendimin e 26 qershorit të GJKKO, që vendosi të vijojë masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tij.

Ankimi është depozituar nga avokatët e ish-Presidentit të Republikës pranë Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO vendosi më herët të mbajë në fuqi masën e arrestit ndaj Metës, i cili po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Meta i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si politike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos