Vjedh makinën dhe godet punonjësin e policisë, arrestohet 35-vjeçari italian

Nga A2 CNN
30 Gusht 2026, 09:40 | Kronikë

Vjedh makinën dhe godet punonjësin e policisë, arrestohet

Një shtetas italian është arrestuar pasi vodhi një automjet dhe gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete të tjera dhe goditi një punonjës policie.

I arrestuari është 35-vjeçari me inicialet A.E., shkruan A2.

Ai kishte vjedhur një makinë Audi Q5 në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Escape”

Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos