
Pas 9 muajsh pasi u detyrua të largohej nga policia, Ritvan Pali tashmë është rikthyer për t'i shërbyer Policisë së Shtetit. Ai ka marrë postin e rëndësishëm të shefit të Operacionales në Policinë e Lezhës.
Ritvan Pali është një ndër oficerët më me perspektivë dhe të talentuar në Policinë e Shtetit, përveç shkollimit policor, ai është diplomuar me rezultate të shkëlqyera edhe për juridik. Karriera e tij mori goditje kur më 4 prill 2025 si shef i komisariatit nr.2 në Tiranë ai arrestoi të shumëkërkuarin e SPAK, ish efektivin e RENEA-s Altin Morinën, i kërkuar nga SPAK për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, shkruan A2.
Edhe pse Pali duhet të merrte vlerësime nga ky arrestim i bujshëm, ndodhi e kundërta, ai u sulmua dhe u detyrua të jepte dorëheqjen si shef i komisaritit nr.2. Ish kryepolici Proda pa motivacion e transferoi Palin disa herë brenda pak muajsh në poste të ulta, i uli edhe gradën sërish pa motivacion, dhe në fund u dërgua në Komisariatin e Leskovikut, një pozicion periferik, i konsideruar si formë ndëshkimi edhe pse Pali nuk kishte asnjë shkelje në detyrë.
Pas situatës Pali vendosi të largohet nga uniforma blu. Ai fitoi të gjitha gjyqet në gjykatën Administrative, duke rimarrë edhe gradën.
Me ndryshimet në kupolën e policisë me ardhjen e Skënder Hitës si kryepolic, Pali tashmë është rikthyer në strukturën policore. (A2 Televizion)