Dy vëllezër në pranga pas sherrit me dy të plagosur në Korçë

Nga Artin Halili
30 Gusht 2026, 11:20 | Kronikë

Dy vëllezër në pranga pas sherrit me dy të plagosur në

Dy vëllezër, 32 dhe 28 vjeç, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Korçës pas një konflikti mes katër personash, që la pas dy të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta, shkruan A2.

Gjatë përplasjes, dy prej personave kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Sherri nuk ka përfunduar vetëm me përplasjen fizike. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos