Rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet me 500 000 lekë drejtuesi i jet ski

Nga A2 CNN
30 Gusht 2026, 11:15 | Kronikë

Rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet me 500 000 lekë drejtuesi i jet

Policia Kufitare ka bllokuar një "jet ski" dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500 mijë lekë të rinj.

Drejtuesi u kap duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve në zonën "Ishujt e Ksamilit", shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Ishujt e Ksamilit”, shërbimet policore konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte futur në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Menjëherë, shërbimet ndërhynë për ndalimin e mjetit lundrues dhe, në përfundim të veprimeve administrative, e bllokuan atë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. A., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.

Kontrollet dhe patrullimet vijojnë të pandërprera përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Policia e Shtetit apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos