Zjarri në Kardhiq rrezikoi banesat, dëme të shumta materiale

Nga Rigels Malile
9 Korrik 2025, 16:10 | Kronikë

Zjarri në Kardhiq rrezikoi banesat, dëme të shumta materiale

Në fshatin Kardhiq është raportuar një zjarr në një parcelë me barëra të thata, i cili paraqiste rrezik për banesat pranë. Zjarri është raportuar rreth orës 14:35 dhe A2 CNN mëson se menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete zjarrfikëse me dy grupe shpëtimi, të cilët kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Era e fortë në zonë e favorizonte përhapjen e zjarrit, por falë reagimit të shpejtë situata është vendosur nën kontroll.

Nga zjarri janë djegur rreth 3 stremë me barëra të thata, ndërsa nuk janë raportuar dëme të tjera materiale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos