Dyshime për vrasje, 23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë e me shenja në qafë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 19:11 | Kronikë

Dyshime për vrasje, 23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë e

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit. I riu ishte denoncuar si i zhdukur në polici nga babai i tij, për shkak se nuk ishte kthyer në banesë.

Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme pasi në qafë 23-vjeçari kishte mavijosje dhe dyshohet të jetë mbytur me litar nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët mund ta kenë vrarë të riun përpara se ta hedhin bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit për të fshehur krimin.

Dyshimet janë se gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi të ketë dalë nga automjeti pak metra pa rënë në ujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos