Kërkonin lekët e shpronësimit, dy të rinj futen me forcë në mbledhjen e këshillit bashkiak

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
29 Shtator 2025, 15:19 | Kronikë

Kërkonin lekët e shpronësimit, dy të rinj futen me

Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Vlorës është shoqëruar nga momente të pazakonta tensioni, teksa dy të rinj janë futur me forcë ne sallën e mbledhjes dhe kanë nisur të shajnë dhe ofendojnë anëtarët e këshillit. Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë e justifikuan këtë akt me vonesat prej 5 vitesh të marrjes së shpronësimit për banesën që u kanë prishur.

Ky është momenti kur dy të rinj kanë mundur të futen në sallën ku zhvillohej mbledhja e këshillit bashkiak të Vlorës dhe kanë nisur të shajnë dhe ofendojnë anëtarët e këshillit.

Fatmirësisht të sharat dhe debate me anëtarët e këshillit nuk shkaktuan përplasje fizike, ndërsa të rinjtë i akuzonin vazhdimisht anëtarët e këshillit si intrigantë dhe mashtrues.

Pas disa minutash tensioni, në ambientet bashkisë së Vlorës kanë mbërritur forcat e policisë së rendit, të cilat kanë mundur të bëjnë shoqërimin e dy të rinjve.

Nga informacionet paraprake dy të rinjtë kanë shprehur pakënaqësi ndaj mos kompensimit të vlerës për banesën që u kanë prishur si pasojë e realizmit të një projekti. Sipas tyre kanë pesë vite që sorollaten për marrjen e vlerës së shpronësimit, në një kohë që nuk kanë se ku të jetojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos