Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, reagon Dhoma e Italiane e Tregtisë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 15:30 | Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, reagon Dhoma e Italiane e

Confindustria Albania dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, në një komunikatë të përbashkët, kanë reaguar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi pranë Tepelenës.

Në këtë reagim kërkohet nga autoritetet shqiptare një hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“Është e domosdoshme që autorët dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë pa vonesë. Ngjarje të tilla nuk mund të mbeten të pandëshkuara, pasi siguria dhe besimi janë kushte themelore për praninë dhe aktivitetin e operatorëve ekonomikë italianë në Shqipëri”, theksohet në reagimin e përbashkët.

Më tej i bëhet thirrje institucioneve shqiptare që të mobilizojnë burime të plota hetimore, të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet italiane dhe të informojnë rregullisht publikun mbi ecurinë e hetimeve.

Ndërkohë, këtë të hënë, policia e shtetit bëri të ditur se e ka zbardhur këtë ngjarje të rëndë, Sipas policisë, autori i dyshuar është Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë, i shpallur në kërkim.

Trupi i pajetë i biznesmenit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit” pas mesnatës së 26 shtatorit 2025.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i Policisë Gjirokastër dhe Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, u identifikua autori i dyshuar, Kamber Sulçe, 48 vjeç, banues në Mesaplik, Vlorë. Ai është shpallur në kërkim për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos