Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Nga Çaku Tafa
7 Janar 2026, 12:15 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Kurtin, në Lushnjë. Shtetasi Bujar Dingozi, 60 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me motor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke u përplasur në tokë.

Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari ka humbur jetën në vend. Sipas të afërmve, viktima vuante nga probleme të zemrës, ndaj dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një atak kardiak i mundshëm gjatë drejtimit të mjetit, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos