Zyrtarja e lartë e policisë do telefonat mbrapsht, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën

Nga Armand Bajrami
7 Janar 2026, 12:10 | Kronikë

Zyrtarja e lartë e policisë do telefonat mbrapsht, Gjykata e

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e celularëve gjatë kontrollit të banesës së saj dhe bashkëjetuesit R. Hristic, të sekuestruar për llogari të hetimit të SPAK për një grup të dyshuar kriminal që abuzonte me tenderat e AKSHI-t.

Në banesën e Gjanës janë sekuestruar 8 telefona celularë dhe dy laptop.

SPAK po heton disa persona për shkelje të barazisë në tendera publikë, konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, në lidhje me tenderat e AKSHI-t. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë favorizuar kompani të caktuara dhe kanë ushtruar presion ndaj pjesëmarrësve të tjerë për të hequr dorë nga ankimet.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masa sigurimi, përfshirë arrest në burg për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, arrest në shtëpi për Mirilda Karçanajn dhe Hava Delibashin. Ndërsa pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për zv. drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismaili. Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papën, Gëzim Hoxhën dhe Rogers Rrytën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos