Një aksident me 5 të lënduar është shënuar këtë mëngjes në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Manati.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, e po ashtu mungesa e vëmendjes në rrugë.
Sakaq, njëri prej të plagosurve në aksident ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim, teksa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)