Sherr i dhunshëm mes dhëndrit e vjehrrës në Fier, përfundojnë në polici

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 11:31 | Kronikë

Sherr i dhunshëm mes dhëndrit e vjehrrës në Fier,

Dhuna e ushtruar nga të dyja palët, dhëndri dhe vjehrra përkundrejt njëri-tjetrit në një fshat të Fierit, u ka kushtuar shtrenjtë të dyve.

Policia ka nisur procedim penal për 41-vjeçarin dhe nënën e bashkëjetueses së tij, pasi kanë goditur njëri-tjetrin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, bën me dije policia.

Ndërkohë në Divjakë ka nisur procedimi për dy të rinj, të cilët kanë kanosur njëri-tjetrin përmes bisedave telefonike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. H., 21 vjeç dhe S. K., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ferras, pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin, nëpërmjet bisedave telefonike”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos