Përballja mes Partizanit dhe Elbasanit, nga ku “Demat e Kuq” dolën fitues me rezultatin 2-0 dhe siguruan pjesëmarrjen në “Final Four” është shoqëruar me incidente sporadike.
Policia e Tiranës bën me dije se ka proceduar në gjendje të lirë tre persona pas sfidës. Njëri prej tyre ka hedhur sende të forta në fushë, ndërsa dy të tjerëve u janë gjetur mjete piroteknike dhe mjet prerës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia. (A2 Televizion)