Kontrabandë cigaresh në Durrës, arrestohet 28-vjeçari. Kishte fshehur 177 steka në furgon

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 10:50 | Kronikë

Kontrabandë cigaresh në Durrës, arrestohet 28-vjeçari.

Një rast për tentativë të kontrabandës së mallrave është goditur nga Policia në Polrtin e Durrësit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një 28-vjeçar nga Kukësi ka rënë në pranga, pasi kishte fshehur në një furgon 177 steka me cigare.

Po ashtu bëhet me dije se i riu i kishte fshehur stekat me cigare, me qëllim që t’i shmangej detyrimeve tatimore, ndërkohë që stekat me cigare dhe furgoni u sekuestruan nga Policia, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Port Durrës-Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.

Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSh-së, 28-vjeçari.

Sekuestrohen stekat dhe furgoni. 

Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra. 

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës". 

Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos