Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat, pranë fshatit Qerret.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave qe ndodheshin në to.
Sipas Policisë, dyshimet e para të këtij aksidenti janë parakalimi i gabuar. Mjeti tip ‘Audi’ që vinte nga drejtimi i Beratit ka hyrë në parakalim dhe nuk ka llogaritur kohën e saktë, duke u përplasur përballë në korsinë tjetër me mjetin tip ‘Skoda’.
Dëmet materiale nga aksidenti janë të shumta, ndërsa të plagosurit janë në spitalin e Lushnjes, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, shkruan A2 CNN.
Në mjetin tip Audi ishin dy persona, ndërsa në mjetin tjetër vetem shoferi. Sipas mjekëve të Lushnjës, fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Po ashtu bëhet e ditur se për shkak të dëmtimeve të shumta të makinave është kërkuar edhe ndihma e mjetit zjarrfikës, për të hapur llamarinat e shtypura. (A2 Televizion)