Kërkohet anulimi i projektit TID, banorët para Bashkisë së Durrësit

Nga Elitjona Doko
1 Shtator 2026, 12:21 | Kronikë

Kërkohet anulimi i projektit TID, banorët para Bashkisë së

Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë adresuar një sërë kërkesash lidhur me projektin.

Kërkesa kryesore e banorëve është anulimi i projektit, me argumentin se ai është shfuqizuar përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të miratuar në korrik 2026.

Banorët kërkojnë që Bashkia të marrë në konsideratë vendimin e ri dhe të ndërpresë vijimin e projektit, duke kundërshtuar çdo hap të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos