
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kaninës, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2CNN.
(A2 Televizion)