Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Korçë-Ersekë.
Sipas të dhënave nga policia, shtetasi E. D., rreth 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga pranë fshatit Dvoran.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)